Putin uron Bajram Begajn për postin e presidentit

Shpërndaje

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka uruar presidentin e zgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj, për postin e kreut të shtetit.

Homologu rus i ka uruar Begajt shëndet dhe suksese në detyrën e tij më të lartë shtetërore.

Lajmi për urim është bërë i ditur nga ambasada ruse.

”Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i ka përcjellë urime z.Bajram Begaj për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe i uroi shëndet dhe suksese në detyrën e tij më të lartë shtetërore”, thuhet në njoftim.