Sport

Liga e kampionëve: Nëse eliminon Salzburgun, Shkëndija përballet me C.Zvezdën

Shpërndaje

Kampioni i Maqedonisë në futboll Shkëndija e Tetovës, po që se në raundin e tretë eliminator për Ligën e Kampionëve, eliminon austriakët e Salzburgu në raundin e katërt do të përballet me fituesin e ndeshjes Cërvena Zvezda – Spartak Tërnava. Kjo do të ishte ndeshja e dytë e skuadrës së Shkëndijës që të përballet me kampionin e fqinjit verior. Tetovarët në sezonin 2011/12 u përballën me Partizanin e Beogradit./alsat-m