Niveli i lumit Treska pesë herë më i lartë nga mesatarja

Shpërndaje

Pesë herë më i lartë në krahasim me mesataren e gushtit është niveli i lumit Treska tek Makedonski Brodi, ndërsa trefish janë rritur nivelet e lumit Pçinja tek banja e Katllanovës dhe “Cërna reka” tek Novaci, tregojnë matjet e sotme hidrologjike.

Rritje të dyfishtë të niveleve, madje, ka të lumit Vardar tek Jegunoci, Velesi dhe Demir Kapia.

Nivelet e Liqenit të Ohrit dhe Prespës janë në kuadër të mesatares së gushtit, ndërsa rritje minimale ka të nivelit të Liqenit të Dojranit.