Madona bëhet 60 vjeçe
Këngëtarja amerikane Madonna mbërriti në qytetin e Marakeshit, në jug të Marokut, për të festuar me madhështi 60-vjetorin, sipas burimeve pranë këngëtares.
“E zbuluar në krahë të labirinthit të Medinës në çastin e lutjes”, komenton mbretëresha e rrymës pop në profilin e saj “Facebook” dhe “Instagram” me një video të xhiruar natën.
Të martën, “Material girl” kishte postuar një portret të sajin të mbuluar me tarbush (një kapele tradicionale) e dekoruar me bizhu berbere, me nënshkrimin: “Sot do të mbaj një tortë sipër kokës… mbeten edhe dy ditë…”
Me rastin e 60-vjetorit, Madonna ka filluar një mbledhje fondesh që do i shkojnë shoqatës bamirëse “Raising Malawi” që mbështet fëmijët jetim dhe fëmijët e sëmurë në Malaui me programe shëndetësore dhe edukuese.