Mandzukic pensionohet nga Përfaqësuesja e Kroacisë
Mario Mandzukic ka njoftuar pensionimin nga Përfaqësuesja e Kroaciës duke befasuar kështu të befasuar të gjithë.
Ai nëpërmjet një postimi në Instagram ka falënderuar të gjithë për përkrahjen, por tha se ishte koha për t’u larguar.
Por, 32-vjeçari tha se nga tani do të jetë tifozi më i madh i Përfaqësueses së Kroacisë.
Kroacia në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’ arriti deri në finale ku u mposht nga Franca me rezultat 4-2.
Mandzukic në këtë garë shënoi tre gola, përfshirë ata në gjysmëfinale dhe finale. Në 88 ndeshje për kombëtaren shënoi 33 gola.
Aktualisht kroati është pjesë e Juventusit në Serie A, ku edhe në sezonin e ri pritet të jetë një nga më të mirë në skuadrën e Zonjës së Vjetër.
Vlen të theksohet se ditë më parë nga Kroacia u pensionua edhe Vedran Corluka.