Milioneri vendos kamera në dhomën e të fejuarës… pamjet e shokojnë
Pamjet e filmuara nga një kamera e fshehtë dëshmojë pamje shokuese të një femre e cila bën çdo gjë për të akuzuar ish-të fejuarin e saj milioner.
Mary Hunt kishte akuzuar ish-të fejuarin se ai kishte ushtruar dhunë ndaj saj duke treguar edhe të nxirat që kishte në trup. Por biznesmeni Scott Mitchell ka gjetur një mënyrë për të dëshmuar pafajësinë e tij. Ai ka instaluar një kamera të fshehtë në dhomën e saj nga ku shihet se si ajo godet veten e saj.
Ai tashmë po ashtu e ka akuzuar atë se i ka vjedhur bizhuteritë nga kasaforta e tij, të cilat kushtonin mbi 2 milion dollarë. /Mirror