Mot me diell dhe i nxehtë. Ja sa do jenë temperaturat

Shpërndaje

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale dhe me erë të dobët kryesisht nga drejtimi verior.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë midis 13 dhe 19 gradë celsius, ndërsa ajo e ditës prej 25 deri 37 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të jetë 17 ndërsa maksimalja e ditës 34 gradë celsius.

Vijon periudhë e motit me diell dhe të ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Të enjten do të ketë kushte për shi lokal afatshkurtër dhe paraqitje të bubullimave.