BotaTop Lajme

Pamjet që po tronditin Europën (FOTO)

Shpërndaje

Europa po përballet me një valë të paprecedentë të nxehti. Teksa temperaturat në Britani kanë shënuar nivelet me të larta që prej vitit 1976, vala e të nxehtit po than lumenjtë edhe në Gjermani e Zvicër.

Media ndërkombëtare ka publikuar fotot tronditëse nga tharja e disa pjesëve të një prej lumenjve më të mëdhenj në Gjermani, Rinit.

“Metro” raporton se fotot janë shkrepur në një prej pjesëve më të prekura nga thatësira të Rinit, i cili nis nga Liqeni i Kostancës deh përfundon tek Ujëvarat e Rinit.

Në foto shihet qartë se niveli i lumit, që përdoret edhe për transport mallrash, me anije të mëdha që tashmë kanë ngecur, ka rënë në nivele dramatike.

Pamjet shokuese me shtratin e Rinit që duket si shkretëtirë vijnë pak ditë pas lajmeve se 1 ton peshq është vrarë nga temperaturat e larta në ujërat zvicerane.