Për nder të Bajramit, një lajm i mirë për pensionistët dhe ata që marrin pagë sociale në Kosovë

Shpërndaje

Ministria e Financave përmes një njoftimi bën të ditur se sot ka bërë ekzekutimin e pagesave për muajin gusht të skemave sociale dhe pensioneve.

Për nder të festës së Bajramit të Vogël – Kurban Bajrami, ekzekutimi i pagesave është bërë disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt.

Me këtë rast, ministri i Financave Bedri Hamza të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës u uron Bajramin e Vogël- Kurban Bajramin duke iu dëshiruar shëndet, mbarësi dhe gjithë të mirat.