Prej nesër pasdite reshje përmbytëse lokale, por edhe temperatura të larta
Jostabilitet lokal me reshje përmbytëse, bubullima dhe erë të përforcuar, por edhe më tej me temperatura shumë të larta, paralajmëron prej nesër pasdite DPHM.
Të mërkurën dhe të enjten do të mbajë mot jostabil në më shumë vende, ndërsa stabilizim i motit pritet të premten dhe të shtunën.
Temperatura e mëngjesit do të jetë nga 11 deri në 21 gradë, ndërsa e ditës nga 27 deri 37 gradë.
Më ngrohtë do të jetë të shtunën, me temperaturë nga 30 deri në 37 gradë. UV indeksi do të jetë 8.