Realizohet amaneti dëshmorit të kombit Skender Latifi, martohet djali i tij Mërgimi

Shpërndaje

Sot po realizojmë edhe një amanet të dëshmorit të kombit Skender Latifi, martohet djali i i tij Mërgim Skender Latifi!
Urojmë që gëzimet në këtë shtëpi të vazhdojnë brez pas brezi.

I gëzohemi kësaj dasme dhe falenderojmë përzemërsisht për prezencën e bashkëluftetarëve, miqëve dhe farefisit të dëshmorit Skender Latifi, që na mbeshtetën në këto periudha.

Vlera kryesore e një dasme është nusja, e kur nusja është e bukur si Nusja e Mërgimit sot, at’herë edhe vet dasma është edhe më e bukur.

Qifti i ri, i shoqëruar nënë tingujt e këngës së mirënjohur “Baresha“ kënduar nga këngëtarja Nexhmije Pagarusha dhe tingujt e muzikës „Marshi i UÇK-së“, u mirëprit me duartrokitje frenetike nga qindra dasmorë që kishin ardhur për t’a gëzimin bashkë me familjën Latifi.

Në çdo takim duarshë me miqtë e mikeshat e Familjës Latifi ka veç një fjalë, veç një urim:

-Urime dasma! , U trashëgofshin!

Është një plotësim i amanetit të dëshmorit-babës së tij, një peng i nanës së tij, të gjyshit dhe gjyshës, aty pranë janë edhe nga familja e nanës, gjyshi dhe gjyshja me dajë e teze.

Jo veç për atdhetarizëm por edhe për të plotësuar dëshirën familjare, Mërgimi bashkë me nusen e tij Albina, e banë dasmën e tyre midis Piranës së Prizrenit, midis Dardanisë.

Dasma dhe gëzimi vazhdon me momente disi delikate dhe emocionale kur këngetari Bajram Gashi fton në këngën:

“Therret Prizreni o mori Shkoder/, hajde të rrijmë se të kam moter… e që mbyllet fuqishem me vargjet : ”Le ta shohë gjithë bota mbarë/, si rrijnë bashkë vllaznit shqiptarë”.

Dhe vazhdon me këngën kushtuar dëshmorit Skender Latifi: „ Se kur flaka i shkoi Kosovës, fort jehoi lufta Jeshkovës,

Në Jeshkovë kur pushka krisi, rrept luftoi Skender Latifi“…

Prezentime, biseda, njohje të permallshme në një dasëm ku më shumë se gjysma e pjesmarrësve kanë ardhur nga atje ku jetojnë nëper shtetet e perendimit, në kurbet, në rruget e botës.

Orkestra nuk pushon dhe kengetari kuptohet që më shumë percjell vallet ritmike se sa bisedat tona të pafund.

Dhe në fund, salla për dasma „Jazi 3“, zbrazet dalngadalë si pa u ndie dhe rreth e rrotull fillon të bie një heshtje disi qetsuese.

Urojmë që të ju shkojë gjithçka mbarë e mirë.