Suedi, të rinj të maskuar djegin mbi 80 makina gjatë natës (Video)

Shpërndaje

Dhjetra automjeteve iu është vënë flaka në Suedi gjatë natës në atë cfarë policia e quan një akt kriminal të koordinuar. Mbi 80 makina janë dëmtuar rëndë nga disa banda të rinjsh në qytet të ndryshme të Suedisë. Pjesa më e madhe e makinave janë djegur në qytetin perëndimor Gothenburg.

Kryeministri i Suedisë Stefan Lofven ndërsa shprehu keqardhje për ngjarjen, tha se gjithcka duket si e koordinuar dhe ngjason me një operacion ushtarak. Raportohet se zjarri iu është vënë edhe disa automjeteve të tjera në Stockholm.

Disa të rinjë të maskuar kanë thyer xhamat e makinave, më pas kanë hedhur lëndë djegëse brenda dhe iu kanë vënë zjarrin. Ata madje janë parë edhe duke iu hedhur gurë policëve, bëjnë të ditur mediat e huaja. Sakaq, raportohet se fatmirësisht përveç dëmeve materiale, nuk ka pasur asnjë të lënduar. Policia është shprehur se ka identifikuar disa të rinj të cilët janë parë pranë zonave ku ndodheshin këto makina dhe ka folur me prindërit e tyre.
Ndërkohë nuk dihet ende se cili është motivi i këtyre të rinjëve që i ka cuar kanë shkatërruar automjetet.