Vazhdojnë pritjet e gjata të qytetarëve para ambasadës së Gjermanisë

Shpërndaje

Fluks qytetarësh para ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sot para ambasadës së Gjermanisë për të marrë vizë.

Në një video të siguruar nga rtv21.tv shihet se si qytetarët në pikë të ditës dhe me dokumente në duar presin që ato t’i dorëzojnë tek zyrtarët e ambasadës.

Nuk është hera e parë që pamje të tilla shifen para ambasadës së Gjermanisë ku qytetarë të shumtë presin në rend për të aplikuar për viza.

Ndryshe me rekomandimin pozitiv nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, shumë shpejt pritet që pamjet e tilla ku qytetarët presin në rend për viza të hiqen./21Media