Maqedoni

‘Sulltanit’ të Zhelinës, Blerim Sejdiut i shkoj vera me festivale, nuk i han palla për ujin e Strimnicës dhe rrugët e prishura (Foto)

Shpërndaje

Reagime të shumta vijnë nga të gjitha fshatrat e Komunës së Zhelinës, por ‘Sulltani’ Blerim Sejdiu i cili si ja ka filluar mandatit është marrë me festivale dhe ndarje të mirënjohjeve dhe shfaqjeve shkollore, dhe shfaqjeve tjera të mëdha në Zhelinë, shkruan albazone.info

Kryetari i tanishëm nuk i kujtohen apo nuk dëshiron t’i rikujtojë premtimet para zgjedhore i cili me gojën plotë thoshte do të investojmë me miliona euro, por siç duket ky njeri nuk është në gjendje një ujë ta pastron në Strimnicë, ku fshati po përballet me ujin e pijshëm.

Nga disa qytetar të fshatit Strimnicë kanë arritur ankesa të shumta në redaksinë tonë të albazone.info, ku thonë se uji në fshat është i pa pijshëm dhe kemi dy apo tre herë nga 2- 3 ditë ndërprerje të ujit nga mos kujdesia e tij për rregullimin e motorëve që e nxjerrin ujin nga bunari deri tek rezervuari.

Gjithashtu ankesa ka edhe nga fshati Llërc, ku qytetarët ankohen për asfaltimin e një rruge, ku Sejdiu lavdërohet kinse ka asfaltuar rrugë por siç duket edhe në fotografi duket qartë se ajo rrugë nuk shtrohet me asfalt por me mbeturinat e ndonjë rrugë që është rikonstruar dhe materiali i asfaltit të mbetur (vjetër) është marr dhe është shtruar rruga në këtë fshat.

Probleme të shumta kanë plot fshatra në këtë komunë por ‘Sulltani’, Blerim Sejdiu nuk i han palla për problemet por merret me festivale, me vorba, me çifteli, me ‘skutaçe’  etj etj.

Më poshtë ju sjellim disa fotografi nga uji në Strimnicë dhe rruga në Llërc dhe festivalet e ‘Sulltanit’./albazone.info/

Qytetari thotë se fotografia e parë është rruga e asfaltuar nga Blerim Sejdiu, kurse rruga e dytë nga ish kryetari i Komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi.

Respekt për pjesëmarësit e festivalit, por Komuna e Zhelinës nuk e ka hallin për të organizuar festivale edhe me qenë pa pare!