Sulmohet parlamenti i Britanisë, disa të lënduar

Shpërndaje

Disa persona janë lënduar pasi një makinë me shpejtësi ka goditur barrierat e sigurisë jashtë selisë së Parlamentit Britanik.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 7:30 të mëngjesit, ndërkohë Policia, ambulancat dhe zjarrfikësit janë duke u marrë me rastin.

Shoferi i makinës është arrestuar, ndërsa shumica e rrugëve rreth Parlamentit janë mbyllur. Detaje të tjera ende nuk janë bërë të ditura.