Agjenti i Modricit: Luka dëshiron të bëhet yll i Serie A-së me Interin

Shpërndaje

Agjenti i Luka Modricit, Marko Maletilic, beson se klienti i tij do të luajë një ditë në Serie A-së dhe ka bërë të ditur se mesfushori i Real Madridit ka menduar gjatë për transferimin në Inter.

Javët e fundit ka pasur spekulime se kroati po kërkohet nga Interi dhe se edhe ai dëshiron të largohet këtë verë. Megjithatë, përkundër qëndrimit të drejtuesve të klubit madrilen ndaj këtij transferimi, 32-vjeçari e kishte menduar për një kohë të gjatë mundësinë e luajtjes në Serie A.

“Fakti që Inter Milani kishte tentuar ta transferonte dhe Modrici e mendoi gjatë këtë punë e tregon ndikim që e ka pasur Ronaldo në futbollin italian”, ka thënë përfaqësuesi i mesfushorit kroat.

“Për çfarëdo arsye, Modrici dëshiron të bëhet yll në Serie A me Interin. Do ta shohim. Besoj se herët apo vonë, Luka do të luajë në Itali. Si shumë kroatë të moshës së tij, ai është rritur duke shikuar futboll italian”.