Të reja befasuese për të ardhmen e Modric lidhur me kalimin tek Interi

Shpërndaje

Është ende e paqartë nëse Interi do ta arrijë transferimin e Luka Modric nga Real Madridi para se afati kalimtar në Itali të mbyllet nesër.

Kroati ka qenë i lidhur me një kalim tek Interi këtë verë, pasi që ai dëshiron një aventurë të re pas sukseseve të mëdha me Real Madridin.

Para Superkupës evropiane ndaj Atletico Madridit, drejtori i Realit, Emilio Butragueno tha për Movistar+ se Modric është i lumtur në Bernabeu, transmeton IndeksOnline.

”Nuk ka asnjë problem me Modric, ai është i lumtur te ne”, tha ai, citon Marca.

Sky Sports Italia ende insiston se Modric dhe agjentët e tij janë duke insistuar për kalimin e Modric tek Interi.

Por, Real Madridi është duke e refuzuar largimin e Modric derisa ta gjejë zëvendësuesin e tij.