Valon Behrami i thotë lamtumirë Zvicrës: Karriera ime me kombëtaren mbyllet këtu

Shpërndaje

Mesfushori shqiptar i Zvicrës, Valon Behrami, është pensionuar nga futbolli me kombëtare.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti në rrjetin social Instagram.

“Karriera ime ndërkombëtare ka përfunduar. Kapitull i mbyllur”, ka shkruar Behrami.

Behrami paraqitjet e fundit për Zvicrën i pati në Botërorin 2018, ku tregoi formë të lartë. Në ndeshjen e fundit ai ishte kapiten i Zvicës, ku u mposhtën nga Suedia 1-0.

Behrami tani 33 vjeçar është pjesë e Udinese në Serie A.

Ai për Zvicrën ka luajtur që nga viti 2005.

Behrami ka marrë pjesë në katër Kampionate Botërore me helvetët.

Për Zvicrën ai ka zhvilluar 83 ndeshje dhe ka shënuar dy gola. /Telegrafi/

My international career is over 🇨🇭 #chapterclosed

A post shared by Valon Behrami (@valonbera) on