Zbulohet misteri i modeles shqiptare, pjesë e klipit të këngëtarit të njohur (Video)

Shpërndaje

Së shpejti”… ishte mbishkrimi shoqërues i fotove të fundit të Xhensila Peres në llogarinë e saj në Instagram, por pa specifikuar se për çfarë bëhej fjalë. Vetëm ditën e djeshme misteri u zbulua.

“Lot i ëmbël”, klipi i sapopublikuar i Gena Litos, ka protagoniste pikërisht Xhensilën, e cila i është përshtatur tërësisht fabulës së këngës, por pa lënë sensualitetin dhe pamjen seksi.

Fabula e “Lot i ëmbël” i është besuar Endrit Mumajesit, ndërsa muzika Genti Myftarajt, një nga bashkëpunëtorët më të mirë të këngëtarit korçar.

Xhensila, ndryshe nga të gjitha herët e tjera si modele, këtë herë, vjen me një pamje të re, joshëse, dhe të kuruar deri në detaje, por pa humbur origjinalitetin dhe sharmin e saj.