‘Elita 5’ ndez publikun në koncertin tek Kodrat e Liqenit në 30 vjetorin e krijimit të grupit. Ja FOTOT
Për nder të 30 vjetorit të krijimit të grupit, “Elita 5” është duke të mbajtur koncert tek Amfiteatri i Kodrave të Liqenit Artificial në Tiranë.
Një koncert jubilar për grupin e famshëm shqiptar, i cili mund të konsiderohet pa diskutim një nga grupet shqiptare më të suksesshme muzikore të këtyre 30 viteve të fundit
Kujtojmë që këngët më më të suksesshme nga “Elita 5” janë të shumta, por mes tyre mund të veçojmë vetëm disa si “Çmendem”, “Më fal”, “Alcapone” dhe “E urrej shiun”.
Pak para këtij koncerti kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur në takim vokalistin e grupit, Arif Ziberi, të cilin e nderoi me “Çelësin e Tiranës”.