Kancelarja Merkel i jep ‘dysh’ Ivanovit

Shpërndaje

Në pyetjen e gazetarëve se çfarë do të bisedojë me presidentin e vendit Gjorgje Ivanov dhe me liderin e opozitës maqedonase Hristijan Mickoski, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se nuk do ta takojë Ivanovin, ndërsa Mickoskit do t’ia përcjellë të njejtat porosi sikur kryeministrit Zaev në lidhje me referendumin e 30 shtatorit.

“Nuk do ta takoj presidentin, por do ta takoj liderin e opozitës. Atij do t’ia them atë që ia thash edhe kryeministrit Zoran Zaev, se të gjithë faktorët politik duhet të mbajnë përgjëgjësi kur është në pyetje interesi nacional”, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel.