Merkel: 30 shtatori është shans historik për Maqedoninë
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka theksuar se referendumi është i rëndësishëm për të ardhmen e Maqedonisë dhe se është një shans historik. Ajo tha se në takimin me kryeministrin Zoran Zaev ka folur jo vetëm për marrëdhëniet dypalëshe në fusha të ndryshme, por edhe për atë që do të ndodhë më 30 shtator, informon INA.
“Referendumi është mundësi për hapjen e dyerve të vendit tuaj për të qenë pjesë e BE dhe NATO. Nevojitet shumë punë, por parakushti është referendumi më 30 shtator. Nuk dua të përzihem në punët e qytetarëve, por është shans historik, që nuk vjen shens. 30 shtatori është shans historik, dhe mos rrini në këtë ditë në shtëpi, por shfrytëzoni të drejtën tuaj demokratike se çfarë mendoni për vendin tuaj.”, theksoi kancelarja Merkel. Ajo tha se nuk do të takoj presidentin Gjorgje Ivanov, por vetëm liderin e opozitës gjegjësisht kreun e VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.
“Presidentin Ivanov nuk do ta takojë, por do ta takoj lierin e opozitës. Atij do tia them ate që ia kam thënë kryeministrit Zoran Zaev. Sot kemi folur për rrjedhë pozitive, se do të ketë pjesëmarrje të madhe në këtë referendum. Unë angazhohem për pjesëmarrje më të madhe. Tani është momenti”, theksoi Merkel.
Kancelarja gjermane u pyet edhe për idenë e shkëmbimit të territoreve në rajon, një ide që po flitet mes Kosovës dhe Serbisë.
“Në aspektin gjerman dhe evropian kemi interes për rajon stabil. Kjo është kyç për stabilitetin edhe të Evropës dhe BE. Unë besoj se integriteti territorial është kyç për rajonin”, theksoi ndër të tjera Merkel, duke iu shmangur përgjigjes direkte.