Ndeshja në “Elbasan Arena”/ Hysaj: Rasti i humbur do më ngelë në mendje, ja pse flasin njerëzit për mua
Elseid Hysaj, në konferencën për shtyp për Supersport pas fitores me Izraelin, deklaroi:
Rasti i humbur…
Ai rast do më mbesë në tru për shumë kohë, do bëhem gati për ndeshjen tjetër.
Shumë kritika, se nuk jepni te Shqipëria atë që jepni te Napoli…
Tek mu nuk ndikojnë, pasi jap 100% për vendin tim. Njerëzit do flasin për mua, pasi nuk e kalojnë kohën ndryshe. E nisëm me këmbën e mbarë, dhe tani duhet të mendojmë menjëherë për tjetër. Sot ndoshta mungoi pak freski, pasi kam gabuar në disa pasime, por nuk është se kisha probleme fizike.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/