Sport

Shqipëria siguron tre pikëshin e parë në Ligën e Kombeve

Shpërndaje

Kombëtarja Shqiptare ka mposhtur atë të Izraelit me rezultatin minimal 1:0.

Pjesa e parë tregoi lojë më të zymtë, duke treguar pak raste për të dyja skuadrat.

Heroi i pjesës së parë ishte Thomas Strakosha, i cili me dy pritje të jashtëzakonshme, mbajti portën e paprekur. Në anën tjetër sulmuesi Guri dështoi i vetëm përballë portierit të zhbllokojë shifrat.

Pjesa e dytë ishte me një fytyrë tjetër. “Kuq e zinjët” qarkullonin topin dhe në minutën e 54’ ishte Taulant Xhaka i cili me një goditje fenomenale, realizoi golin e parë për Shqipërinë, në kuadër të Ligës së Kombeve, njëkohësisht golin e fitores.

Minutat në vazhdim treguan një Izrael më kërkues, por që skuadra e Panuccit u tregua e matur dhe arriti ta mbrojë rezultatin që ka vlerën e tri pikëve.

Ndeshjen e ardhshme Shqipëria e luan në udhëtim kundër Skocisë, më 10 shtator, kurse Izraeli duhet të pres deri më 11 tetor për të luajtur poashtu kundër skocezëve.