Trump kërcënon me vendosje të taksave për të gjitha importet kineze
Donald Trump kërcënoi sërish se do të taksojë të gjitha importet me prejardhje nga Kina, që e akuzon për praktikë tregtare të pandershme.
“Tani, kemi shtuar 200 miliardë dollarë (produkte kineze që preken nga taksat doganore). Nuk dua ta them këtë (…) ka akoma edhe 267 miliardë dollarë (mallra kineze gati për t’u taksuar) shumë shpjetë nëse dua”, deklaroi presidenti gjatë një konference për shtyp të zhvilluar në bord të avionit “Air Force One”.
“Po tregohem i ashpër me Kinën sepse duhet të jem. Ata marrin 500 miliardë dollarë çdo vit”, theksoi ai duke iu referuar importeve me prejardhje nga Kina që arritën në më shumë se 505 miliardë dollarë në vitin 2017 dhe që pritet të rriten edhe më shumë këtë vit.
Kina importon gati katër herë më pak produkte amerikane nga se eksporton drejt SHBA-së./alsat-m