Ali Ahmeti krenar për zgjedhjet në Dibër. Asnjë fjalë për ato presidencialet!

Shpërndaje

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti është treguar mjaft i ngazëllyer nga fitorja e kandidatit të BDI-së në zgjedhjet lokale të Dibrës.

“Dibra gjithëmonë është rreshtuar drejt dhe i ka paraprirë proceseve. Urime Dibran urime Hekuran ju priftë e mbara” ka shkruar Ahmeti në faqen e tij në facebook.

Mirëpo kreu u BDI-së asnjë fjalë nuk ka thënë për rezzultatin e zgjedhjeve presidenciale ku kandidati që ata përkrahën Stevo Pendarovski me një diferencë shumë të vogël është në epërsi ndaj kandidates së VMRO-së Siljanovska.

Në LSDM ka shumë pakënaqësi nga përkrahja që BDI i ka dhënë kandidaturës së Pendarovskit në votimet e djeshme. Më i zëshëm ka qenë deputeti dhe nënkryetari i LSDM-se Muhamed Zekiri i cili për televizionin Klan Maqedoni në pyetjen nëse ka pritur më shumë ka partnerët e koalicionit tha se “dikush ka pritur më shumë unë personalisht jo duke ditur fuqinë e tyre në terren”.