Maqedoni

Rexhepi i drejtohet Zaevit: Nga sonte na ke kundër Qeverisë

Shpërndaje

Reis Sulejman Rexhepi sonte pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Bashkësisë Fetare Islame mbajti pres konferencë për shtyp, pasi sot policia finansiare ka kontrolluar punën e BFI-së, shkruan TetovaSot.

“Nga sonte nuk jemi më në të njëjtën anë me këtë qeveri”, tha reisi, Sulejman Rexhepi.

Ai theksoi se kjo është një ngjarje e pandershme.

“Këtë të keqe kurrë nuk do t’jua harrojmë,” shtoi ai.

Ai gjithashtu deklaroi se vendimi gjykatës është i njëanshëm dhe se BFI-ja, asnjëherë nuk do të lejojë të emërohet një marionetë e dirigjuar nga shteti.

“Ju betohem në Allahun tim, nëse ai është musliman, atëherë edhe qentë janë musliman” – është përgjigjur kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi.