Maqedoni

Vendimi i Anti-korrupsionit, Zaev: Jap urdhër që të shkarkohen të gjithë personat e përfshirë

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev, vlerësoi vendimin e Komisioni për parandalimin e korrupsionit ku kërkohet të hapet procedurë kundërvajtëse kundër presidentit të shtetit, ministrit të ekonomisë dhe disa deputetëve të cilët kanë ndikuar në punësimin e të afërmve.

Zaev tha se është i prerë dhe se tashmë ka dhënë urdhër që të gjithë personat të cilët janë të përfshirë dhe që janë punësuar nën ndikimin e zyrtarëve të qeverisë të shkarkohen menjëherë pas 5 majit.

Ai gjithashtu theksoi se pret përgjegjësi politike nga zyrtarët e përfshirë në vendimin e Anti-korrupsionit.