Aleanca për Shqiptarët tani më edhe pranë shqiptarëve të Krushevës!

Shpërndaje

Aleanca për Shqiptarët dje në prani të kryetarit Ziadin Sela, nënkryetarit Remzi Mehmedi, deputetit Syrija Rashidi si dhe anëtarit të kryesisë qendrore Bajram Aliu formoi zyrtarisht strukturat e saja në degën e Krushevës.

Për kryetar të degës së Krushevës u zgjodh Agim Bajrami ndërsa për sekretar Emir Zeqiri. Gjithashtu u zgjodh edhe kryesia e degës, si dhe organet tjera që do të zhvillojnë politikën e Aleancës për Shqiptarët në rajonin e Krushevës.

“Aleanca për Shqiptarët tani më do të jetë më afër shqiptarëve të Krushevës, të cilët në përditshmërinë e tyre përballen me probleme serioze të asimilimit, infrastrukturës së dobët, ekonomisë së thyer, si dhe migrimit të skajshëm. Aleanca për Shqiptarët me platformën e saj, ka theksuar dhe thekson se gjendja e shqiptarëve shihet më mirë tek këto rajone, andaj zotohet se do të jetë mbrojtëse ideale e tyre si dhe e të gjithë interesave të shqiptarëve në vend.”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.