E sjellin një Elefant në Kopshtin Zoologjik në Shkup, shtrejntohet bileta, Drejtori: Elefanti ha shumë

Shpërndaje

Bileta hyrëse për në kopshtin zoologjik do të shtrenjtohet për 30 denarë,  në vend të 50 tani do të paguani 80 denarë për person, përveç fëmijëve deri në moshën 3 vjet të cilët mund të hyjnë falas. Ky vendim u miratua në seancën e Këshillit të qytetit të Shkupit që u shoqërua me debat kritik nga këshilltarët opozitar. Drejtori i Kopshtit Zoologjik e arsyetoi rritjen e çmimit të biletave me shpenzimet e larta për mirëmbajtjen e Kopshtit.

Çmimi rritet për shkak se kanë arritur elefantët, në qershor do të vijnë shimpanzetë, kemi gjetur vendbanime të pa përfunduara për elefantët. Elefantët po hanë shumë, çfarë t’ju them tjetër, shimpanzetë gjithashtu hanë shumë- deklaroi Gjorgi Galetanovski, drejtor i Kopshtit Zoologjik.

Me rritjen e çmimit të biletës mendoj se prindërit do të vihen në pikëpyetje nëse do të mund t’i dërgojnë fëmijët e tyre në Kopshtin Zoologjik gjatë fundjavave. Këtë vit, kur nuk kemi mundësi të tjera në qytet, ta keqpërdorim mundësinë, ndërsa e vetmja mundësi në qytet është Parku ZOO dhe në këtë mënyrë të dëmtojmë xhepin e qytetarëve. Kontribuojmë në varfërinë e prindërve që dëshirojnë fundjavat t’i kalojnë në Kopshtin Zoologjik-tha Svetllana Kollariç, këshilltare e opozitës.

Edhe vizitorët e rregullt të këtij kopshti janë kundër çmimit të ri të biletave.

Nuk besoj që është mirë. Për standardin tonë është i lartë. Dikush ka nga dy ose tre fëmijë.

Nuk ka ndonjë dallim 50 ose 80 denarë, i bukur është kopshti zoologjik.

Shumë shtrenjtë është. Fëmijët shumë shpesh dëshirojnë të shkojnë, me ato para nuk do të munden.

Përveç biletës hyrëse, vizitorët në të ardhmen do të duhet të paguajnë edhe 70 denarë shtesë nëse dëshirojnë të vizitojnë parkun e dinozaurëve dhe Mini zoo Parkun të cilat pritet të ndërtohen./Alsat-M/