Ermal Mamaqi dhe Elvana në Kanë, rrëzohet Mamaqi (Video)

Shpërndaje

Filmi “Dy gisht mjaltë” me protagonistë kryesorë Ermal Mamaqin dhe Elvana Gjatën është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar.

Mirëpo, suksesi i filmit duket se i ka kaluar kufinjtë dhe ka mbërritur deri në festivalin e Kanës. Një gjë të tillë e bëri me dije vetë aktori Mamaqi dy ditë më parë, ndërsa ka publikuar edhe pamjet nga pjesëmarrja në Francë.

Ermali shfaqet me Elvanën duke parakaluar në tapetin e kuq. Ndërkohë edhe në Kanë, duket se Ermali e ka patur të pamundur të dalë nga vetja e tij. Për një moment moderatori i ‘Xing me Ermalin’ gati sa nuk rrëzohet, pasi pengohet tek shkallët.

Ai dhe Elvana ndodhen atje për të prezantuar filmin e tyre. “Hajt për hajër me nai çmim ishalla…?

@2gishtmjaltë @elvanagjataaaa

#cannesfestival

Së shpejti edhe në Angli,Itali,Greqi dhe Amerikë”, shkruan Ermali.

VIDEO