“Fshesa e qeverisë Zaev”, Sadulla Duraku i BDI-së mund të fluturojë nga posti i ministrit?!

Shpërndaje

Pas zgjedhjeve presidenciale, kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se do të ketë ndryshime në kabinetin e tij. Edhe pse nga BDI thonë se për ministrat e BDI-së vendos lideri i tyre Ali Ahmeti, por nuk përjashtohet që për Sadulla Durakun, Ahmeti t’i mbyll sytë pasi nuk tregoi sukses si ministër i Ekologjisë.

Nga BDI mohojnë kategorikisht se ministrat e tyre do të mund të shkarkohen, pasi sipas tyre të gjithë kanë treguar suksese në menaxhimin e tyre.

Ndryshe sot ministri i Kulturës, Asaf Ademi nga radhët e Alternativës së Afrim Gashit dha dorëheqje për arsye shëndetësore.