Gru.shta mes mjekëve në Klinikën e Shkupit

Shpërndaje

Një rra.hje fizike ka ndodhur mes dy mjekëve dje në Klinikat e Shkupit. Sipas njoftimit të SPB Shkup, mjeku me inicialet V.L. 30 vjeç nga Manastiri ka denoncuar se po të njejtën ditë rreth orës 10.50 minuta në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” ka qenë i sul.muar fizikisht nga kolegu i tij B.Sh 42 vjeçar nga fshati Gradec i Komunës së Vrapçishtit.

Policia theksoi se ka kryer hetimet dhe është konstatuar shkelje sipas nenit 12 nga Ligji për padi penale për prishje të rendit dhe qetësisë publike.