Krejt çka ndodhi në protesta: Qytetarët akuza Ahmetit, Mijallkovit dhe Grubit (VIDEO)

Shpërndaje

Familjarët e të burgosurve në rastet e montuara kundër shqiptarëve kanë shprehur revoltën e tyre ndaj shtetit, në protestat që u zhvilluan sot në Shkup, raporton gazeta Lajm. Akuzat më të rënda i janë adresuar qeverisë së kaluar VMRO-BDI. Protesta nisi e qetë në sheshin “Skenderbeu” dhe e tillë vazhdoi edhe para Gjykatës Penale në Shkup. Ajo u organizua në përvjetorin e katërt të luftimeve në “Lagjen e Trimave” , ndërsa protestuesit e ngritën zërin kundër të gjitha dënimeve drakonike ndaj shumë shqiptarëve të pafajshëm. Gazeta Lajm, në videon me poshtë sjell deklaratat e qytetarëve dhe atmosferën e protestave.