Leni Kravic dëgjoi këngë me çifteli në Çarshinë e Shkupit (Video)

Shpërndaje

Leni Kravic, njëri ndër yjet më të mëdha të rokut, para koncertit në Shkup, ka vizituar edhe Çarshinë e Vjetër të qytetit. Me këtë rast, ai është ndalur edhe te këngëtari me çifteli i njohur si Bylbyli i Çarshisë, duke treguar interesim të madh për këngët e tij.
Kravic në faqen e facebookut ka publikuar një video, ku vërehet duke shëtitur nëpër Çarshi, kurse te Ura e Gurit ka bashkëinterpretuar me tarabukë me fëmijët lypsarë romë, transmeton Gazeta Lajm.
Videon e bërë në Çarshinë e Shkupit mund ta përcillni në këtë LINK