Rasti “Monstra” Raufi: Prokuroria t’i zbardhi të gjitha dëshmitë që i ka

Shpërndaje

Avokati mbrojtës i të akuzarve në rastin “Monstra” Naser Raufi, vazhdon të këmbëngule se egzsitojnë biseda të përgjuara të cilat do të zbardhin rastin dhe se të njejtat po mbahen në prokurorine për Krim të organizuar dhe korrupsion. Sipas Raufit rigjykimi u realizua pa as një provë të re që do të zbardhte rastin edhe pse qëllimi I rigjykimit ishin provat e reja të dala nga përgjimet.

“Do të hyjnë në përdorim ato deklarata që kanë fshehur. Ka prova që nuk janë prezantuar dhe që ka gjasa që këto premtime të realizohen. Prokuroria i ka në posedim sipas meje, prokuroria e krimit të organizuar.”, tha Naser Raufi, avokat mbrojtës.

Ai pret që në instancën e Apelit, akuzat të demantohen. Lënda është në Apel dhe Gjykata e Apelit duhe të jap termin për seancën ankimore për këtë rast. Raufi pret që seanca e Apelit të mbahet për një apo dy muaj, ku shpreson të propozohen edhe prova të reja nga përgjimet.

“Presim edhe këtu pse jo, e gjithë varet prej vullnetit të prokurorisë. Mendoj se i ka në posedim dhe do të realizohet premtimi që kanë partitë politike që e kishin si parakusht që të hynë në Qeveri se më në fund do të zbardhen këto raste të montuara.”, tha Raufi.

Edhe pas pothuajse 10 vitesh nga vrasja e pesfishtë në afërsi të Liqenit të Smillkovës ,nuk ka përfundim të proceseve gjyqësore për këtë rast. Me vendimin e dytë të gjykatës penale në Shkup, 3 të akuzuar Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoq, dhe Alil Demiri u dënuan me burg të përjetshëm, Sami Luta u lirua nga akuza ndërsa dy të tjerë Haki Aziri dhe Fejzi Aziri u dënuan me nga 9 dhe 15 vite burg.(TVM2)