Presidenti Ilir Meta vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Ministria e Punëve të Brendshme i informon qytetarët e Shkupit se më datën 10, 11 dhe 12 janar (e hënë, e martë dhe e mërkurë) në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të qëndrojë Kryetari i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

MPB-ja në ditët e lartëpërmendura do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të trafikut nëpër rrugët në pjesën më të gjerë të qendrës të qytetit të Shkupit.

SPB Shkup apelon deri te të gjithë qytetarët pjesëmarrës në trafik ti respektojnë urdhërat nga ana e nëpunësve të uniformuar policorë.