Papa Françesku me “papamobilin” e tij arriti në sheshin “Maqedonia” (LIVE)

Shpërndaje

Papa Françesku sot paradite arriti në shesin “Maqedonia”, në Shkup ku u prit nga një numër i madh i qytetarëve.

Papa në shesh erdhi me “papabomilin” e tij duke u përshëndetur me qytetarët dhe me besimtarët.

Ai në sheshin në Shkup do të mbajë meshë në të cilën do të marrin pjesë rreth 15.000 qytetarë.

Kryetari i Kishës Katolike të Romës paraprakisht pati takime me kreun shtetëror në “Vila Vodno”, ndërsa më pas në Shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës u taku edhe me liderët e komuniteteve fetare dhe me një grup qytetarësh nga kategoritë e prekura.

Pas liturgjisë do të mbajë Takim ekumenik dhe ndërfetar me të rinjtë në Kishën Katolike, ndërsa më pas me klerikët dhe me familjet e tyre.