Bota

Libri më motivues që Bill Gates e ka lexuar në jetën e tij – thotë se çdo i diplomuar duhet ta lexojë

Shpërndaje

Bill Gates shpeshherë jep këshilla të vlefshme në llogarinë e tij në platformën “Twitter”, në mënyrë që t’u jep shkëndija motivimi sipërmarrësve të rinj dhe individëve anë e mbanë botës.

Suksesi i tij nuk është ndonjë sekret, nga një student i cili kishte lënë shkollën ai ka kaluar në një krijues të një softueri programimi i cili e ka riformësuar mënyrën se si njerëzit i përdorin kompjuterët, duke e ndërtuar perandorinë e madhe “Microsoft” dhe duke u bërë personi më i pasur në botë për disa vjet me radhë, transmeton Telegrafi.

Përveç angazhimit në kompaninë “Microsoft”, Gates është edhe një prej filantropëve më të madh në botë, i cili, bashkë me gruan e tij, e udhëheqë fondacionin e bamirësisë që quhet “Bill & Melinda Gates Foundation”.

Këshillat e tij janë të ndryshme, duke filluar nga premtimi i karrierave në fushat si inteligjenca artificiale, shkencat e energjisë, etj. e deri te shoqërimi me njerëz të cilët ju nxisin ta përmirësoni veten.

Megjithatë, çfarë ai më së shumti i këshillon njerëzit është ta lexojnë një libër të caktuar – po pra, një libër!

“Ky libër, The Better Angels of Our Nature nga profesori i psikologjisë Steven Pinker, është libri më inspirues që e kam lexuar në jetë” – Bill Gates

Në parim libri e bën një pyetje: a janë njerëzit rrënjësisht të mirë apo rrënjësisht të këqij?

Këtë gjë Bill Gates e kishte postuar në “Twitter” dhe menjëherë libri i kishte arritur majat e shitjes në “Amazon”.

Prandaj, nëse në të ardhmen synoni të bëheni sipërmarrës dhe nuk dini nga t’ia nisni, atëherë ndoshta ky libër është krejt çfarë ju nevojitet – si në biznes, njashtu edhe në jetë. /Telegrafi/