Maqedoni, Spasovski: Pres që Interpol të shpall urdhër-arrest për Gruevskin

Shpërndaje

Ministri i Punëve të Brendshme të Mqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski tha sot se ka kontaktuar dhe ka parashtruar dokumente përmes kuadrove dhe Ministrisë së Drejtësisë për shpalljen e urdhër-arrestit ndërkombëtar për ish kryeministrin Nikolla Gruevski.

“Dokumentet për shpalljen e urdhër-arrestit për Gruevskin për rrezikim terrorist të rendit kushtetues për ngjarjet e 27 prillit janë dorëzuar në Interpol dhe presim urdhër-arresti të shpallet”, deklaroi sot ai duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas fillimit zyrtar të projektit Twining për harmonizimin e sistemeve nacionale me BE dhe kërkesat e Shengenit për menaxhim kufitar.

Interpoliende bën hetime, thotë Spasovski, i cili vlerëson se urdhër-arresti që është dërguar i përmbush kriteret që të publikohet.

Spasovski është i bindur se nuk ka asnjë pengesë ligjore që urdhër-arresti për Gruevskin të publikohet në Interpol, posaçërisht për vepra të tilla penale dhe pret se kryesia e Interpolit do të sjell vendim të tillë.

Lidhur me atë se partia e VMRO-DPMNE ka pasur ndikim ndaj gjykatësve dhe se kjo është paraqitur në prokurori, Spasovski u përgjigj se kjo është fakt.