Studentja shqipare që diplomoi në afat rekord në Amerikë është me prejardhje nga Kumanova

Shpërndaje

Më 11 Maj 2019, në Cleveland State University të Cleveland Ohio’s
SHBA diplomoi Vanesa Demiri. Ajo është vajza e Skender dhe Selvete Demirit nga Llojani i Kumanovës, kurse e veçanta është se ka kryer studimet në afat record.

“Studimet 4vjeçare i kreu brenda 3 vjetësh edhe atë me sukses shembullor, drejtimi BACHELOR OF SCIENCE IN HEALTH SCIENCES! Me mençurinë dhe bukurin e saj Vanesa është ajo që na e zbardhi fytyrën jo vetëmse familjes së Bajaram Demës por edhe të gjithë shqiptarisë!
SUKSESE E DASHUR VANESA”, ka shkruar me këtë rast familjari i saj, Ajaz Emini, transmeton Gazeta Lajm.
Siç e shihni në foto, gjatë ceremonisë së diplomimit, Vanesa ka mbajtur me krenari shallin kuq e zi me shqiponjën dykrenare.