Maqedonia e Veriut dhe Komisioni Evropian presin datë për negociata në muajin qershor

Shpërndaje

Komisioni Evropian në raportet e tij dje u rekomandoi vendeve anëtare për t’i filluar negociatat për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejtë, në mënyrë ideale në qershor.

“Komisioni rekomandon që Këshilli tani të hapë negociata me Maqedoninë e Veriut. Që të mbështetet momenti i vazhdueshëm i reforma, Komisioni do të zbatojë qasje të përforcuar për kapitujt e rekomandimit për gjyqësinë dhe të drejtat bazë, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë në vend”, qëndron në konkludimin e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut.

Në raport, pushteti ekzekutiv evropian konfirmon se vendi ka bërë avancim të mjaftueshëm në kushtet e vendosura vitin e kaluar nga ana e vendeve anëtare të BE-së, gjegjësisht gjyqësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformën në administratën publike dhe shërbimet e zbulimit.

Eurokomisari Johanes Han dje u bëri thirrje vendeve anëtare ta punojnë pjesën e tyre nga puna dhe të porositin datë për negociata në muajin qershor.

“Që të mbetet kredibile, BE-ja duhet t’i plotësojë angazhimet e saja, kur vendet partnere i plotësojnë obligimet e veta”, porositi dje Johanes Han, ndërsa shembullin e Maqedonisë e quajti “të shkëlqyer” dhe “dëshmi” për fuqinë e tërheqjes së BE-së në rajon.

Pritjet ndaj Maqedonisë së Veriut, vlerësoi Han, nuk duhet të tradhtohen, sepse kjo do të mund të çojë deri në rrëzimin e mbështetjes qytetarëve për BE-në, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe në tërë rajonin.

Në mënyrë shtesë, Han përkujtoi se Maqedonia e Veriut tani është vendi i vetëm në rajon pa asnjë kontest bilateral me fqinjët e saj pasi i arriti marrëveshjes me Greqinë dhe Bullgarinë.

Komisioni Evropian, si dhe Maqedonia e Veriut, mendojnë se vendet anëtare nuk duhet ta shtyjnë vendimin për fillimin e negociatave dhe se ai duhet të sillet në qershor, siç është parashikuar. Mos hspërblimi i progresit të arritur do të mund ta çojë në rrezik edhe stabilitetin politik në vendet e rajonit, theksoi dje nënkryetarja e Komisionit Evropian, Federika Mogerini.

“Këshilli duhet ta ndërmarrë pjesën e tij nga përgjegjësia, kemi punuar në mënyrë thenelore në bazë të të dhënave të disponueshme, që na ka mundësuar të japim rekomandim të qartë, tani është me rëndësi që Këshilli të sjell vendim konsistont i cili do t’i japë kredibilitet procesit”, deklaroi Mogerini dje në konferencën për shtyp.

Përveç për Maqedoninë e Veriut, Komisioni Evropian, rekomandoi fillim të negociatave edhe Shqipërinë, edhe pse fjalori të cilin e shfrytëzon për këtë vend është një nuancë më pak pozitive nga ajo për Maqedoninë e Veriut. Njëherit, derisa për Shqipërinë janë theksuar vërejtje shtesë rreth luftës kundër korrupsionit dhe dialogut politik, konkludimi për Maqedoninë e Veriut është mjaftë i pastër.

Megjithatë, për Han dhe Mogerinin kjo nuk duhet të kuptohet si dallim në qasjen ndaj dy vendeve dhe se rekomandimi është “shumë i pastër për dy vendet”.

“Rekomandimi ynë është i qartë, qartë kemi thënë se i rekomandojmë Këshillit që të hapë negociata me dy vendet sa më shpejtë që është e mundur, tani vendimi është tek vendet anëtare. Dy vendet janë të gatshme”, ka thënë Mogerini dhe edhe njëherë theksoi se bëhet fjalë për proces të negociatave, e jo për anëtarësim në BE.

Dallimet në fjalor, tha ajo, kanë të bëjnë me dallimet në situatat në dy vendet, por se synimi është i njëjtë – fillim i negociatave me BE-në.