Maqedoni

Mickoski akuzon Aleancën dhe Besën për humbjen e Siljanovskës

Shpërndaje

Hristijan Mickoski akuzon Aleancën dhe Besën për humbjen e Siljanovskës

Në paraqitjen e tijë të parë pas shpalljes së rezultateve preliminare nga na e KSHZ-së, Lideri i opozitës Maqedonase Hristijan Mickovski ka thënë se faktorë vendimtarë për fitoren e Pendarovskit dhe humbjen e Siljanovskës kanë qenë votat e Kandidatit të Opozitës Shqiptare Blerim Reka.

Mickoski i cili ka qenë në rolin e vëzhguesit në një vendvotim në komunën e Sarajit më sakt në Kondovë ka dhënë një simulim të numrave nga rezultatet në rrethin e parë dhe rezultateve të raundit të dytë duke thënë se 100% e votave të Blerim Rekës kanë shkuar për Stevo Pendarovskin.

Mickoski ka thënë se vendimtare kanë qenë votat e opozitës Shqiptare dhe ka akuzuar Aleancën dhe Besën për marrveshje politike me LSDM-në. Ndryshe,sot Maqedonia e Veriut zgjodhi Prezidentin e parë me emrin e ri të shtetit dhe në 5 vitet e ardhshme Stevo Pendarovski do të jetë Prezidenti i Maqedonisë Veriore.