Momenti kur Loredana e nervozuar ngritët në këmbë gjatë konferencës

Shpërndaje

Loredana Zefi para pak minutash përfundoi konferencën ku foli për akuzat që po i bëhen asaj nga çifti zviceran për përfitim të 900 mijë frangave.

Ajo duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse ky rast do të ndikojë në imazhin e saj, në një moment nervozohen dhe ngritët në këmbë për tu sqaruar.

Ajo ka thënë se njerëzit nuk po e shohin se çfarë punë bënë ajo me qëllim që të prodhoj këngë.

E pyetur për përfshirjen e vëllait të saj në këtë rast, ajo tha se nuk flet në emër të vëllait të saj.

Ndërsa, gjatë konferencës ajo ka mohuar se ka marrë me dhunë e kërcënime parat nga çifti zviceran.

“Është me rendësi me ditë këtë gjë ju, prej asnjë personi s’janë marr paret me dhunë, me mashtrime, nuk janë marr me kërcënime. shumën nuk e di, janë marr me vullnet, kjo është e para”, ka thënë ajo.

Ndërsa, avokati, Tomë Gashi ka thënë se meqë rasti ka fillu në vitin 2016 e janë përfshirë anëtar të familjes, tregon që nuk mund të shndërrohet në rast penal pas 3 vitesh.