Ndarja nga jeta e major Tanushit, e enjtja shpallet ditë zie

Shpërndaje

Këshilli i Ministrave në nder të majorit Klodian Tanushi, i cili ra në ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO në Letoni, ka shpallur ditën e enjte ditë zie kombëtare.

Institucionet publike e private, me 16 maj do ta ulin flamuri kombëtar në gjysmështizë.

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Statutit “Dëshmor i Atdheut”, nën drejtimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, e shpall major Klodian Tanushin “Dëshmor i Atdheut”.

Homazhet në nder të ti do të zhvillohen në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, nga ora 10:00-12:00.