Showbiz

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në Eurovision, ja si u bojkotua nga vetë maqedonasit?! (FOTO)

Shpërndaje

Këngëtarja e Maqedonisë së Veriut, Tamara në finalen e “Eurovision 2019” u bojkotua edhe nga vetë bashkëkombasit esaj. Lëvizja “Bojkotoj” bëri një fushatë kundër saj, pasi që përfaqësohej me emrin e ri të shtetit Maqedonia e Veriut dhe jo Maqedonia.

Një pjesë e portaleve kanë komentuar se Tamara nga juria profesionale arriti në vendin e dytë dhe pranë fitores, mirëpo mori vetëm 58 vota nga televotingu apo publiku që e ka përkrahur.

Më tej nënvizohet se maqedonasit në diasporë dhe ata brenda nuk kanë votuar për Tamarën, e cila u radhit në vendin e 8-të. (INA)