Presidenti i ri i Ukrainës urdhëron vendosjen e fotove të fëmijëve në zyre, jo portretin e tij
Presidenti i ri i Ukrainës që u sapo betua, Vladimir Zelensky, i bëri thirrje zyrtarëve të vendit të vendosin fotografi të fëmijëve në zyrat e tyre, në vend të portretit të tij.
“Unë vërtet nuk dua që fotografitë e mia të jenë në zyrat tuaja. Ju lutem, mos i vendosni portretin tim, sepse presidenti nuk është një ikonë, nuk është idhull. Presidenti nuk është portret”, tha Zelensky takimin Verkhovna Rada në inaugurimin e tij.
Presidenti u kërkoi zyrtarëve të vendosin fotografitë e fëmijëve të tyre.
“Vendosni fotografitë e fëmijëve tuaj në zyrat tuaja dhe shikoni në sytë e tyre përpara se të merrni ndonjë vendim”.
Kryeministri ukrainas, Vladimir Groysman, tha se ai ka dhënë dorëheqjen nga posti të hënën, gjë që automatikisht do të thotë që të gjithë qeveria bie.
“Kam vendosur të jap dorëheqjen pas një mbledhjeje qeveritare të mërkurën,” tha ai në një konferencë në Kiev.
Groysman shtoi se ai e kishte marrë këtë vendim pasi presidenti ukrainas Vladimir Zelensky i bëri thirrje qeverisë të japë dorëheqjen në fjalimin e tij ndaj popullit ukrainas.