“S’ka zgjedhje pa opozitën”, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë (Foto)
Kur pritet që të nisë zyrtarisht protesta e opozitës, protestuesit janë mbledhur para Kryeministrisë.
Nën masa të rrepta të forcave të Policisë së Shtetit, të cilët janë rrethuar institucionet si Kryeministria dhe Presidencën, pritet që të zhvillohet protesta e 6 kombëtare e opozitës së bashkuar.
Pritet që protesta të zgjasë rreth 5 orë dhe për mbarëvajtjen e saj janë angazhuar rreth 1500 punonjës të policisë.
Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, protestuesit janë me pankarta në duar ku shkruhet “S’ka zgjedhje pa opozitën”.