Skandali me “dro.gën”, dorëhiqet deputeti Pavle Bogoevski

Shpërndaje

Deputeti i pavarur dhe njëherit kryetar i Komisionit për çështje të mandatit dhe imunitetit ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit. Dorëheqjen e tij Bogoevski e ka bërë publike gjatë punës së komisionit, të cilën e ka ndërprerë menjëherë.

Që nga fillimi i seancës, anëtarja e Komisionit Nevenka Stojkovski kërkoi që rendi i ditës të plotësohet me pikën për vërtetimin e shkeljes së kodeksit të Kuvendit, nga kryetari i Komisionit për çështjen e mandateve dhe imuniteteve Pavle Bogoevski.

Bogoevski replikoi duke thënë se heqja e imunitetit të Gruevskit do të jetë procesi i fundit në krye të këtij komisioni. Ai më pas ndryshoi mendje dhe mori vendim që menjëherë të ndërpres seancën dhe të tërhiqet nga posti i deputetit.

Komisioni për çështje të mandatit dhe imunitetit ku debatohet rreth mandatit të Nikolla Gruevskit pritet të vazhdoj me punë, por do të udhëhiqet nga zv. Kryetarja e Komisionit Snezhana Kaleska-Vançeva.