Maqedonia e Veriut në mesin e vendeve që lufton dobët kundër korrupsionit

Shpërndaje

Maqedonia e Veriut është njëra ndër shtetet që po lufton dobët kundër korrupsionit.

E kjo sipas kryetarit të Transparency International, Bllagoja panovski, përcjell Klankosova.tv.

Ai tha se mosprocedimi i lëndëve për korrupsion, mosgjykimi, mungesa e vendimeve të plotfuqishme nuk e tund besimin në organet e drejtësisë.

“Ne ende jemi në mesin e vendeve, të cilat sipas Transparency International dobët luftojnë kudër korrupsionit, ndërsa kishte shumë rekomandime në raporte. Megjithatë asgjë nga këto rekomandime, madje as rezultatet nuk kanë efekt ndaj opinionit politik me qëllim që lufta kundër korrupsionit të rritet. Kishim dy matje, njëra ishte e IRI-t ku besimi në sistemin e drejtësisë ishte 4 për qind, ndërsa pas gjashtë muajsh ra në 1 për qind. Gjithsesi se sistemi i drejtësisë, para së gjithash Prokuroria Publike janë institucione bartëse, të cilat duhet të luftojnë kundër korrupsionit. Mosprocedimi i lëndëve për korrupsion, mosgjykimi, mungesa e vendimeve të plotfuqishme gjithsesi se ulë besimin në organet e drejtësisë”, tha Bllagoja Pandovski, kryetar i Transparency International.